Situata në Kaskadën e Drinit paraqitet nën kontroll. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.
Aktualisht kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27.
Situata paraqitet e qëndrueshme edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve.