Azilkërkuesëve, të cilëve u është refuzuar e drejta e qënndrimit në Gjermani, kanë të drejtën për të kërkuar ndihmë për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës.
Familjet mund të përfitojnë deri në 3000 euro, ndërsa individët deri në 1000 euro.
Këto para mund t’i përdorin për nevojat e tyre, për të paguar qiranë, për të riparuar banesën e kështu me radhe. Programi “Vendi yt e ardhmja jote” është pjesë e programit “Startlife plus”
Afati për të përfituar nga kjo ndihmë financiare është deri më 28 shkurt 2018.
Ministri i Brendshëm Thomas de Maizere u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që të shfrytëzojnë këtë ofertë.
Sipas gazetës “Bild am Sonntag”, në periudhën shkurt-tetor 20017, kanë qenë 8639 persona që kanë kërkuar ndihmë për t’u rikthyer në vendlindje.
Në Gjermani ka 115.000 azilkërkues të refuzuar. 80.000 prej tyre kanë statusin “Duldung”, 35.000 priten të dëbohen. Ndërkohë që nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar 19.520 persona./ Përshtati JOQ.al nga Balkanweb.com/