Edukatorja Denida Rexhepi, e cila u filmua teksa dhunonte fëmijët në një kopesht privat është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj dhe 20 ditë burgim. 30-vjecarja u shpall fajtore për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”.
Në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihet qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Denida Rexhepi ka vendosur që ta ankimojë dënimin./balkanweb/