Nga Blerti Delija
Mund te jete “shashke” politike, por mazhoranca permes gojes se numrit 2 te saj ka njoftuar se me 7 dhjetor perfundon era “Llalla” ne Prokurorine Shqiptare. Taulant Balla madje ka njoftuar edhe nje “prokuror” te perkohshem ne krye te organit te akuzes meqenese akoma nuk funksionon Keshilli i Larte i Prokurorise- KLP. Nga ana tjeter, perllogaritjet matematikore qe jane jetike ne fund te nje procesi votimi tregojne se mazhoranca aktuale mund ta zgjedh prokurorin e perkohshem edhe me vetem 36 vota deputetesh. Edhe pse eshte e qarte se PS i ka ne rresht minimalisht 74 vota ne Kuvend. Lidhur me perfundimin e mandatit por edhe zevendesimin e mundshem me prokuror te perkohshem, Adriatik Llalla mund te fuse ne loje Gjykaten Kushtetuese per interpretim te Kushtetutes. Natyrisht, kjo do ti sillte qendrim edhe disa muaj ne krye te prokurorise duke ditur qe gjykata e mesiperme nuk leviz aq shpejt ne vendimmarrje. Gjate kesaj kohe mbase edhe shoqeria civile mund te plotesonte detyrimet e saj ne kuader te KLP-se qe te mundesoje nisjen e punes se ketij institucioni.
Ka edhe nje skenar tjeter. E forte ne numrat e vet, PS mund te vijoje procedurat per prokuror te perkohshem, edhe pse deri tani duket se nuk ka ndonje nisme konkrete te Kuvend per ceshtjen ne fjale. Situata aktuale eshte mjaft delikate dhe PS do te bente nje gafe te madhe nese do te kembengulte qe e vetme, te emeronte nje prokuror te perkohshem. Mjafton ceshtja “Tahiri” per te hedhur hije mbi organin e akuzes te drejtuar nga nje prokuror i perkohshem i zgjedhur vetem me votat e mazhorances. Ne ratin me te mire, emerimi vetem me votat e PS-se i nje prokurori te pergjithshem, do te sillte kapje te sistemit te drejtesise, edhe pse perkohesisht. Te pakten, keshtu do te perceptohej nga opozita dhe publiku i gjere jo tifoz politik i te majtes.
Levizja me e zgjuar e mazhorances do te ishte lenia ne dore te opozites e emerimit te nje prokurori te perkohshem. Ne rastin ekstrem, te lihet ne detyre Adriatik Llalla deri ne konstituimin e KLP-se. Nese do te ndodhte ndryshe, opozita do te ndertonte nje kauze te forte dhe natyrisht reforma ne drejtesi do te merrte nje goditje jo te parendesishme. Lideri i pakontestueshem i PS-se Edi Rama, do te duhet te beje nje zgjedhje te shpejte lidhur me organin e akuzes. Duhet thene se terheqja e tij nga shkarkimi i kreut te KQZ dhe nisja e diaalogut me opoziten per kete ceshtje, eshte nje ogur i mire per mosacarimin e klimes politike ne vend. Nga ana tjeter, kreu i KQZ e sidomos Prokurori i Republikes, jane nje “arme” e forte ne duart e tij per te riaktivizuar marreveshjen e 18 majit me Lulzim Bashen. Edhe ne rastin e Zgurit te KQZ-se Rama e tha qarte se ai ishte produkt i marreveshjet dhe nese ajo nuk funksionon, do te ishte “deshmori i pare” i saj.