U kthyen çifti më djallëzor ‘par excellence’: ata janë Bonnie dhe Clyde, dy të jashtëligjshmit që mbollën terror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth viteve ‘30.
Në Dallas është hapur një ekspozitë e dedikuar për ta në të cilën u publikua, ndoshta, fotoja e fundit së bashku: një puthje përpara arratisjes për herë të fundit, ndjekur nga policia, që më 23 maj 1934 i bëri ata të binin në një pritë në Lousiana.
Të dy akuzoheshin për 13 vrasje dhe vjedhje të shumta, të gjitha të bëra mes vitit 1932 dhe vitit 1934.
Bonnie Parker e njohur Clyde Barrow në janar të vitit 1930 dhe ishte dashuri me shikim të parë. Deri atëherë Clyde kishte pasur vetëm disa telashe me shtetin për vjedhje të vogla. Por papritur u akuzua për vrasje të një tregtari, një krim për të cilin ai gjithmonë e kishte shpallur veten të pafajshëm.
Çifti filloi arratisjet nëpër SHBA. Dhe u bënë pavarësisht akuzave të rënda, legjendarë. Ishte një bashkëpunëtor i tyre që i tradhtoi dhe bëri që të binin në pritën e policisë. Ai ishte 25 vjeç, ajo 23. Në funeralin e tyre në Dallas, morën pjesë më shumë se 50 mijë perona. Një legjendë, ajo e Bonnie e Clyde, që akoma sot reziston.