Google ka nisur një version të ri të zvogëluar të sistemit operativ të tij Android për të ndihmuar telefonat e vjetër të funksionojnë më mirë.
Android Oreo (Go Edition) është projektuar për smartphone me ndërmjet 512Mb dhe 1Gb RAM, si Samsung Galaxy S3 dhe modelet e mëparshme. Sistemi u njoftua në maj nën emrin paraprak të Android Go.
Softueri do të lejojë përdoruesit e telefonave Android të marrin aplikacione premium si Google Maps dhe Play Store, pa specifikimet teknike të kufizuara të pajisjes së tyre. Pritet të rritet shpejtësia fillestare e modeleve të vjetra me 30% dhe të rrisë hapësirën e ruajtjes deri në dy herë më shumë.
Lista e aplikacioneve që janë përpunuar përfshijnë Google, Google Assistant, Google Maps, Gmail, Chrome, YouTube dhe Files. Të gjithë do t’i jepet prapashtesa “Go”. Një version “Go” i Dyqanit të Google Play do të ofrojë aplikacione të tjera që janë optimizuar për softuerin bazë të nivelit.