Ekspozita ne pikture me punime te personave me aftësi ndryshe e veçanërisht te fëmijëve, ka çelur programin e veprimtarive te caritasit dioqezian te Sapes për festat e fundvitit. Fillimisht ata janë përshëndetur nga Ipeshkvi i Dioqezës se Sapes, Imzot Simon Kulli, i cili i siguroi se do te rritet akoma me shume perkujdesja ndaj tyre, qe ata ta ndjejnë veten çdo dite te integruar ne mjedisin shoqëror.
Ne këtë ekspozite kane sjelle punimet e tyre 21 fëmijë me aftësi ndryshe, te cilët trajtohen pranë qendrës ditore te caritasit dioqezian, nen kujdesin e vullnetareve. Drejtori Nikolin Lekaj, thotë se ata gjithnjë kane qene dhe janë ne vëmendje te kësaj qendre, dhe gjate gjithë muajit do te jene pjese e aktiviteteve te larmishme:
Qendra Ditore e Caritasit Dioqezian te Sapes prej vitesh është kthyer ne një strehe për personat me aftësi ndryshe te zonës e Vau Dejës. Ne funksion te tyre se shpejti do te filloje edhe zbatimi i projektit “Përfshirje” për asistence juridike dhe ndërmjetësim me institucionet shtetërore. /tv1-channel.tv/