Dikur kanë qenë miq të afërt por sot janë kundërshtarë politikë. Koço Kokëdhima dhe Edi Rama prej kohësh janë distantancuar nga njëri tjetri dhe akuzat e kryetarit të Zgjidhjes nuk kanë munguar.
“Rama është kokrra e frikacakut. Po të ishte i ftohtë do të çlironte zgjedhjet, do të punonte për demokratizimin e vendit. Po të ishte i fortë do të hiqte dorë ai zotëria nga e gjithë kjo përpjekje e tij për t’i mbajtur peng zgjedhjet.”-tha Kokëdhima në emisionin 360 gradë në Oranews.