Rruga e Thethit është hapur mesditën e kësaj të premteje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që ka spostuar dëborën në anët e saj.
Pas tre ditësh bllokim për shkak të reshjeve që përfshinë disa zona të veriut të vendit, rruga mund të kalohet pa problem nga automjetet.
Gjithsesi, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes pasi rruga mbetet ende me lagështirë dhe rreziku për rrëshqitje vazhdon të jetë i pranishëm.