Partia Demokratike më 11 dhjetor kujton 27-vjetorin e krijimit të saj. Të hënën, ora 18:00 demokratët do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve për të kujtuar dhe festuar 27-vjetorin e themelimit, ndërsa në këtë festë janë ftuar të jenë të pranishëm përfaqësues nga Partia Socialiste dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kjo ftesë i është nisur edhe krerëve të partive të tjera në vend. Burime nga Partia Demokratike kanë bërë me dije se, deri në tani nga Partia Socialiste nuk ka një konfirmim nëse do të jetë dhe cili do të jetë përfaqësuesi.
Kujtojmë që deputeti Halim Kosova, ishte i përzgjedhur i kryetarit Basha për të përfaqësuar PD-në në festën e 26-vjetorit të themelimit të PS, më 9 qershor.