Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të premteje në Shkodër, ku ka inspektuar punimet për rrugën turistike të Velipojës.
Gjatë kësaj vizite Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën ka shkëmbyer një sërë batutash.
Në fjalën e saj, Ademi ka vlerësuar faktin që Bushati ka vendosur të njihet nga afër me problematikat që po has projekti, duke shkaktuar reagimin e kryeministrit.
“Më bëhet qejfi që ministri Bushati bashkohet me ne për këto çështje teknike”, ka thënë Ademi. “Bushati bashkohet po ti s’afrohesh”, është përgjigjur Rama.
“Rruga e Velipojës do të jetë sipas standardeve, do të ndërhymë kudo ku ka nevoje, edhe mbi shqetësimet që Ademi ngriti për kanalet kulluese apo rrugët dytësore”, tha Rama ndër të tjera Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155376828471523/