Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ne News 24 ka folur për situatën që është sot në Partinë Demokratike
“Nëse ti je dhe në axhendë financiare dhe në interesa të tuat, kjo do të thotë që nuk ke interesa për vendin. Sot ë rinjtë e duan vendin e tyre. Sot dhe opozita ka një pjesë të fajit për humbjen e shpresës së shqiptarëve”, nisi mendimin e saj Topalli.
Zëri kundër PD u bë më i dobët, duket sikur është përçarë
Çdo ditë e më shumë po bindem që unë them se kam bërë gjënë e duhur. Fakt është që gjatë fushatës sheshes ishin bosh. Pas fushatës sallat në fushatën farsë ishin bosh. Sot kemi një kryetar ikën vetëm, nuk takon asnjë. Kemi kaluar momente ulje ngrije, tërheqje, ndryshimet. Ndjeheshim mirë kur arrinin disa objektiva.
Ku janë zëra kundër, duket si një përçarje?
Në fakt janë të gjithë bashkë, më shumë se figurat e larta, janë shqiptarët që janë kundër dhe bashkë. Unë nuk mendoj se ata që kanë besuar në këtë forcë politikë të heshtin. Unë jam ajo e para që nuk do hesht. Po ndiqja me vëmendje momentet kur qeveria kishte skandale dhe pash një sjellje të imagjinueshme, kjo gjë nuk ndodhte kurrë. Sot ka vetëm mbyllim të palëve për njëra tjetrën. Duhet një kohë e caktuar për një 8 dhjetor të ri. Kjo klasë politike ka dështuar.
Ju nuk mendoni se Basha do të rri gjatë?
Unë nuk pajtohem me asnjë që mban karrige me dhunë dhe peng, për interesa të familjeve dh të oligarkëve.
Unë nuk dorëzohem por Basha them se nuk e lëshon kurrë, pasi ai çdo humbje do ta quaj fitore.
Do viheshit në kryet ë kësaj lëvizje?
Unë mendoj që duhet një lëvizje e madhe dhe e re. Nuk kam marrë vendim që të udhëheq asgjë. E falënderoj me gjithë zemër që nuk jam në atë parlament atë që nuk më zgjodhi
A do hyni sërish?
Nuk e di edhe mundet.
A do vi një dit që Jozefina Topaliin në krye të një forumi?
Nuk e di, por di që ka një vakum të madh në politikë.
Çfarë të ulë me Lulzim Bashën?
Me asgjë nuk më lidh është fyese të ulesh në tryezë kur ai është në krye të tavolinës.