Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E.K,30 vjeç, banues në Përmet.
– A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
– M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi:
Në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.