Ikona e kinematografise shqiptare feston 85- vjetorin e lindjes. Tinka Kurti pa me te voglin dyshim, eshte emri me i ndritshem ne qiellin e filmit por edhe teatrit shqiptar. Nje pervjetor i tille, nuk kishte si te kalonte pa vemendjen e duhur e te merituar te Shkodres, emrin e te ciles Tinka e ngjiti ne piedestalin e artit shqiptar. Bashkia Shkoder dhe teatri “Migjeni” kane pergatitur nje atmosfere festive ne tempullin e kultures. “Tinka e perjetshme” starton me 17 dhjetor ora 11.00 ne teatrin “Migjeni” per te vijuar ne oren 18.00 te se njejtes date me shfaqjen e filmit “Yjet e se ardhmes”. Te shkruash per biografine artistike te Tinkes, eshte e kote. Ajo eshte gdhendur ne artin dhe vetedijen tone kombetare. Mbetet vetem ti bashkohemi festes per nder te saj dhe ta urojme: Te paçim sa me gjate ne mesin tone o Tinka e perjetshme!