Ende nuk është zgjidhur ngërçi mes palëve politike për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri por një gjë është e sigurtë: Mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe është hapur gara për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Një nga kandidaturat e përfolura është edhe emri i Arta Markut. Aktualisht Marku është prokurore në Prokurorinë e Shkodrës.
Burimet i thane se prokurorja e cila po synon postin e kryeprokurores së përkohshme, është njëherazi mikeshë e mirë me disa prej zyrtarëve të mazhorancës.
Shumë shpejt pritet që emri i saj t’i shkojë Kuvendit si kandidaturë zyrtare.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]