Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta duket se ka hapur arkivat e familjes dhe ka nxjerrë që aty një foto të rrallë. Në profilin e saj në Instagram ajo poston një foto të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha që ndodhet ende në burg si pjesë e dosjes Xibraka.
Në foton e shkrepur kur Ermali ishte fëmijë, ai shfaqet tejet i lumtur teksa qëndron në prehrin e gjyshit të tij, diktatorit Enver Hoxha. Këngëtarja ka shkruar poshtë fotos se nuk është hedhur me qëllime politike por ajo gjithmonë e ka pranuar hapur historinë që fshihet pas familjes Hoxha.
Kujtojmë se Ermali është fëmija i parë i Ilir Hoxhës, djalit të madh të Enver e Nexhmije Hoxhës.