Partia Demokratike ka festuar 27-vjetorin e krijimit në Pallatin e Kongreseve ku kanë marrë pjesë shumë themelues, figura të njohura, politikanë dhe demokratë.
Nga organizatorët, ashtu siç e kërkon ‘zakoni’ ishte dërguar një ftesë edhe në selinë e Partisë Socialiste, që ka zgjedhur për t’u përfaqësuar me deputeten dhe nënkryetaren e parlamentit Vasilika Hysin.
Ajo është fotografuar mes dhjetëra demokratëve, teksa dëgjon edhe fjalën e kreut të PD-së Lulzim Basha.