Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim në 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ndonëse themelues e figura të rëndësishëme mungun në këtë festë.
Bëhet me dije se festa u bojkotua nga Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduard Selami, Genc Ruli, Arben Imami, Besnik Mustafaj dhe Ridvan Bode.
Megjithëse munguan, kryedemokrati Basha nuk nguroi t’i falenderonte disa prej tyre për kontributin e dhënë për Partinë Demokratike, në nisje të fjalës së tij.
Shumica e atyre që sot munguan e kanë shprehur edhe më herët mospajtimin me qëndrimet e lidershipit të PD. Madje pas zgjedhjeve ata krijuan edhe grupimin anti-Basha.