Banoret tek ish- Gjeologjia ne Shkoder, jane zgjuar mengjesin e sotem me nje lajm te keq. Atyre u eshte kerkuar zyrtarisht, me shkrese, te lirojne ambjentet ku ata jetojne prej vitesh dhe qe i kane zene pasi ish- Gjeologjia nuk funksiononte me si ndermarrje. Shkresa e ardhur, ka ngjallur idinjate tek ata dhe sot jane tubuar, duke kerkuar edhe pranine e mediave per te shprehur shqetesimin e tyre. Shkresa per te liruar banesat vjen ne periudhen e dimrit dhe ne nje kohe kur ata nuk kane se ku te strehohen nese dalin nga ish- Gjeologjia.