Në kulmin e debateve politike në vend për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, vjen mesazhi i fortë nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
I pranishëm në një konferencë e organizuar nga Avokati i Popullit për dhunën ndaj grave, Lu ka dhënë një mesazh të qartë, duke kërkuar kështu që palët të lënë mënjanë mosmarrëveshjet. Ai theksoi se duhet t’i jepet fund epokës kur kryeprokurori mbronte politikanët e korruptuar.
“Jemi njohur me histori të disa vajzave 14 vjeçe që ishin trafikuar dhe kthyer në Shqipëri. Pjesa më e madhe ishin braktisur nga familja dhe ishin strehuar në këto vende. Atje dëgjuam historinë e një viktime të dhunës nga familja, ku një gjykatës i korruptuar ia kishte hequr fëmijët. Bashkëshorti i saj abuziv kishte qenë i dënuar për krime seksuale. Kur ajo pati guximin ta divorcit në vend që të gjente drejtësi, gjykatësit ia morën fëmijët e saj. Kujdestaria për 2 nga 3 fëmijët e tyre iu dha burrit i cili e rrihte. Sepse kishte korruptuar gjykatësin. Kjo e shkatërroi atë grua. Të gjithë ne luftojmë për arsye vetjake. Unë luftoj për reformën në drejtësi për këtë grua, për fëmijët e saj dhe për të gjitha familjet e tjera që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Luftoj për reformën në drejtësi pasi është një përparësi e madhe për presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit. Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e vettingun dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera në drejtësi, përfshi SPAk dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se ‘reforma në drejtësi ka vdekur’. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë i mbronte njerëzit e shtetit me pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hy në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të punojnë sëbashku për të gjetur një zëvendësueses të prokurorit të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar në 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët ë korruptuar. Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi të korruptuar shpresoj që politikanët t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi.”, tha ambasadori Lu.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]