Pas vendimit që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin, vjen reagimi i avokatit Maks Haxhiaj. Në një prononcim për gazetarët, Haxhiaj komentoi vendimin e togave të zeza, që u kërkua nga ana e prokurorisë, duke e cilësuar këtë një vendim të padrejtë. Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij, ish-ministrit Tahiri.
“Sot në zyrë gjeta vendime gjykatës që e ka marrë në dhomën e këshillimit, ndalimin e klientit tim për të dalë jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të iniciojë apo të marrë masa për këtë masë të re sigurie. Kjo është qesharakja e kërkesës dhe vendimit që mbahet si kofini pas të vjelave. Si shërben hetimit për t’i dalë çështjes deri në fund. Patjetër që Tahiri do shkoj në seancë. Do kundërshtojmë këtë vendim që është i pabazuar në ligj. Ka një argument ketë të vetëm që kjo masë nuk përshtatet me hetimin. Kjo masë erdhi sot dhe aj pasi të depozitohet, do merret pasaporta”, tha ai.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]