Kur edhe pak orë ndajnë nga mbyllja e afatit për aplikime për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, vjen një tjetër kandidaturë. Ai është Granit Shahu, Prokurori i Tiranës. Me aplikimin e tij, është zyrtarizuar edhe kandidatura e pestë për këtë post.
Me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vijojnë edhe kandidaturat për postin e kryeprokurorit të përkohshëm.
Deri më tani kanë aplikuar Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.
Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.