Kur na ndajnë më pak se dy orë nga mbyllja e aplikimeve për kryeprokurorin e Përkohshëm, del një tjetër emër. Mësohet se pak minuta më parë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dorëzoi aplikimin një tjetër kandidate. Ermira Tafani është kështu kandidatja e gjashtë në listë që synon postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm.