Prokuroria ka kerkuar sot pengimin e Saimir Tahirit per te levizur jashte Shqiperise. Eshte nje mase sigurie qe sipas specialisteve, pasi eshte miratuar nga gjykata, tregon agravim te pozicionit te ish- ministrit te brendshem krahasuar me startin e hetimeve per ceshtjen e perfshirjes se tij ne trafikun nderkombetar te droges. Vec lidhjes me Habilajt, pozicioni i Tahirit eshte renduar edhe nga lidhjet e provuara me bisnesmenin Sota qe u arrestua me mbi 800 mije euro ne makine dhe dy patenta skafi te ish- ministrit. Po ashtu, organi i akuzes qe ja ka dale te binde edhe gjykaten me provat e grumbulluara, ka prova qe tregojne edhe lidhje terthore te Tahirit me Habilajt e Soten. Nga ana tjeter, prokuroria gjate kohes qe vijon hetimin ndaj Tahirit, e ka mbajtur nen vezhgim te rrepte ate me te gjitha mjetet speciale qe disponon. Madje, ai eshte monitoruar edhe ne udhetimin ne Gjermani, pavaresisht se u tha publikisht se ishte i papritur. Burime te besueshme bejne me dije se shume shpejt, Prokuroria do te shkoje serish ne Kuvend me nje kerkese te dyte per autorizim per arrestimin e Tahirit. Madje, edhe vendimi i sotem per moslejimin e daljes jashte shtetit te Tahirit eshte ne kete linje. Sipas gjasave, Prokuroria do te veproje shpejt nisur edhe nga zevendesimi ne krye te organit te akuzes te Adriatik Llalles. Per te mbyllur hamendesimet, Llalla duket se ka nxitur vartesit te procedojne me shpejtesi para se Kuvendi te procedoje me zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkohshme. Me nje kerkese te dyte ne Kuvend, veshtire qe mazhoranca ti pergjigjet negativisht Prokurorise per arrestimin Tahirit. Kjo eshte pjesa ligjore e ceshtjes. Pjesa politike lidhet me fatin e Edi Rames dhe te vete mazhorances nese Tahiri bie ne duart e drejtesise. Ky skenar nuk mund te hamendesohet dhe mund te sjelle zhvillime te papritura per vendin. ©ShkodraWeb