Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit, gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të befasishme.
Ai tha se në Shqipëri ka më pak vrasje për shkak se grupet mafioze kanë bërë marrëveshje.
Çollaku tha:
“Ka më pak vrasje edhe për një arsye tjetër, jo një herë por disa herë drejtues të grupeve kriminale në Shqipëri kanë bërë mbledhje së bashku, kanë ndarë parcelat, interesat dhe kanë rënë dakord. Kjo është arsyeja pse ka më pak të vrarë. Tani që prishen interesat, fillon edhe “lobingu” se cili grup me cilin grup politik duhet të ketë qetësi nesër, nuk do të jetë shënjestër e prokurorit dhe ndërkombëtarët që e kanë ndarë mendjen besoj të mos e lënë më politikën të flejë në krevat dopjo me banditin”.