Para zgjedhjeve te 25 qershorit, deputeti i Shkodres Helidon Bushati u terhoq nga lista e kandidateve ne emer te formatimit te saj nga Basha. Terheqja e tij u vleresua maksimalisht nga strukturat demokrate, ndersa duket se tashme Bushati ka marre nje pozicion mjaft te lakmueshem. Sipas sekretarit te PD Shkoder Aleksander Marleci “Helidon Bushati, shkodrani fisnik eshte anetar i Bordit te Autoritetit te Konkurrences. Ndjehem krenar qe PD perfaqesohet denjesisht ne kete institucion kaq te rendesishem ne vend. Suksese.”. Marleci e ka njoftuar lajmin me nje status ne Facebook-un e tij. Para disa javeve Bushati u fotografua ne nje tavoline duke pire kafe me ata qe quhen “kundershtare te Bashes” ne PD. Nuk eshte akoma e qarte nese emerimi i ti erdhi permes “linjes se opozites” por publikimi i lajmit nga sekretari i PD Shkoder duket se konfirmon cdo gje.
Cfare eshte Autoriteti i Konkurrences
Autoriteti i Konkurrencës është organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka filluar veprimtarine e tij ne 1 Mars 2004 në bazë të ligjit Nr. 9121 Datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurencës”. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.
Autoriteti i Konkurrencës është i ngarkuar me ligj për fillimin e procedurave paraprake hetimore me nismën e tij.
Ligji përcakton rolin që duhet të luajë Autoriteti i Konkurrencës për rregullimin e veprimtarisë ekonomike në bashkëpunim me organet e administratës qendrore dhe vendore, entet rregullatore dhe institucionet e tjera.
Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga Komisioni si organ vendim marrës, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperisë, dhe Sekretariati si organ ekzekutiv.