Çështja e Kryeprokurorit ka nxjerrë në një dalje urgjente për mediat, kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Kreu i PD kërkoi që Adriatik Llalla të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në formimin e KLP-së dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. “Vendi duhet të ketë Prokuror. Sa kohë kryeprokurori i ri nuk është zgjedhur, kryeprokurori në detyrë vijon mandatin. Ne kërkojmë formimin e KLP-së. Ju e dini fare mirë se ekziston një instrument në kontrollin e Edi Ramës për të penalizuar kandidaturat. Përgjegjësia është tërësisht e Edi Ramës. Ne besojmë se kjo është e qëllimshme. Edi Rama fshehtazi në shtator ka propozuar një ligj që diktojë një Prokuror të Përkohshëm që ta zgjedhë vetëm më votat e tij, qëllimi për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, oficerët e policisë. Nëse ai e bën, do ketë përgjigjien e merituar nga opozita dhe qytetarët shqiptarë”, tha Basha.
Kreu i PD e cilësoi shkelje kushtetuese administrimin e kandidaturave për Kryeprokurorin nga Kuvendi. Sipas tij, është KLP që konstaton mbarimin e mandatit të Kryprokurorit dhe nisjen e procedurës për kreun e ri të organit të akuzës. Basha përsëriti se nuk mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm pa kaluar Vettingun. “Është ndryshuar 1/3 e Kushtetutës për Reformën në Drejtësi. Të zbatosh reformën në drejtësi, do të thotë të zbatosh Kushtetutën. Reformë në Drejtësi jashtë Kushtetutës nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1720381714679669/
“Neni 148 i Kushtetutës thotë se prokurorit zgjidhet me 3/5 e Kuvendit mes 3 kandidatëve të KLP me një mandat 7-vjeçar. Kjo pra është shumica e Kuvendit, 3/5. Dhe institucioni që e propozon është KLP. Neni 148 A, pika 2, thotë KLP bazuar në një thirrje publike përzgjedh 3 kandidatët më të kuaolifkuar dhe ia përcjell Kuvendit. Pra, është KLP që administron procedurën kandidaturat për Kryeprokur. Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të KLP. Ky nen përcakton institucionin që vendos se kur i mbaron mandati dhe ky institucion është KLP. Neni 148 Ç, thotë se prokuror mund të jetë shtetas shqiptarë, pas përfundimit të shkollës së magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit të pasurisë e figurës sipas ligjit, pra çdo prokuror mund të emërohet vetëm pasi të ketë kaluar Vettingun”, u shpreh Basha.
“Po tentojnë një prokuror politik, pa Vetting dhe të zgjedhur me vetëm 36 vota”, shtoi kreu i PD.
“KLP duhet të ishte miratuar 8 muaj më parë. Vetëm KLP mund të shprehet për mandatin e Kryeprokurorit, vetëm KLP administron kandidaturat për Kryeprokuror. Zgjidhet me 84 vota, nëse nuk arrin këtë konsensus, që deri në shtator ishte me 2/3 se maxhoranca e kaluar i kishte 3/5, atëherë Kushtetuta ia heq të drejtën Kuvendit dhe ia kalon KLP-së. Kandidatët duhet të kenë kaluar Vettingun dhe mbi të gjitha kushettuta nuk lejon asnjë hapësirë që të ketë isntitucione të parakohshme apo tranzitore në lidhje me kryeprokurorin. Zero mundësi. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër, është antikushtetuese, është antireformë. Hapat që ka ndërmarrë komisioni i ligjeve janë antikushtetuese. Një prokuror politik do mbrojë politikanët e inkriminuar dhe korrupsionin”, tha Basha.