Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha sot se perderisa kryeprokurori po kerkohet te zgjidhet me 36 vota, atehere kjo do te thote se ka ende politikane qe duan ta perdorin ne interesin e tyre reformen ne drejtesi.
Por e pyetur nga gazetarja nese ka ardhur koha qe Presidenti Meta te therrase ne nje tryeze kreret e 3 partive politike ne vend, per reformen ne drejtesi, u shpreh:
“Te them te drejten kam nja 12 ditë që s’e kam parë Metën dhe për reformën s’kam folur se nuk më intereson fare cfarë bën presidenti për reformën, kushtetuta ia ka heq të drejtën të merret me këtë gjë, kjo është një sjellje e klasës politike, që duhet të ndryshojë sjelljen e saj se pari mazhoranca”.