Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe kategorinë e personave me aftësi të kufizuara do të jetë 3 mijë lekë.
Qeveria ka miratuar sot kategorite qe do te perfitojne shperblimin per festat. Lajmin e ka dhene ministrja Ogerta Manastirliu, e cila gjate nje deklarate nga Kryeministria ka renditur kategorite perfituese dhe shumat perkatese.
Sipas ministres Manastirliu, me 20 mijë lekë të vjetra shperblehen: 79 370 përfitues me ndihmë ekonomike dhe 67 311 përfitues me aftësi të kufizuara.
Po sot, KM vendosi të shpërbleje me 30 mijë lekë të vjetra ata që përfitojnë pensin dhe trajtime të tjera financiare:
498 242 pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe qyteti
132 530 persona që marrin pension për kooperativat bujqësore
Ata persona që marrin trajtim të vecantë financiar që kanë punuar në miniera dhe nëntokë
Ata që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake
2250 që trajtohen si veteranë të LANC dhe ata për merita të veçanta
Fondi total që qeveria vë në dispozicion 2 miliardë e 253 milionë lekë
Keshtu në skemën e shpërblimeve do të përfshihen edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara. Për shpërblimet e pensionistëve, fondi i miratuar është 1,8 miliardë lekë dhe masa e shpërblimit do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionist.
Efektet financiare për shpërblimet e 650 mijë pensionistëve do të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2017, për skemën e sigurimeve shoqërore. Edhe për shtresat e tjera vulnerabël, duke përfshirë edhe kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, qeveria parashikon të shpërndajë shpërblim në masën e 3 mijë lekëve.
Ndërsa efektet financiare për shpërblimet e familjeve që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe për personat e verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë, përballohen nga zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar në buxhetin e 2017-s.
KATEGORITË
Nga shpërblimi i fundvitit do të përfitojnë 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve, të cilët do të marrin 3000 lekë shpërblim.
Sipas vendimit të posaçëm që qeveria nxjerr çdo fundvit, përfitues të shpërblimit janë rreth 372.932 pensionistë, që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që marrin pension fshati.
Përfitues do të jenë edhe 10,600 pensionistë, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Sipas vendimit të posaçëm që Qeveria nxjerr për shpërblimet e fundvitit, përfitues të shpërblimit do të jenë edhe 81 mijë kryefamiljarë që përfitojnë nga skema e energjisë elektrike, si dhe 68 mijë kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara.
Përfitues të skemës së shpërblimeve për fundvit do të jenë edhe 3,595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Vlera e shpërblimit për këto kategori do të jetë 3 mijë lekë.
KATEGORITË QË PËRFITOJNË SHPËRBLIM
PËRFITUESIT E NDIHMËS EKONOMIKE DHE PAGESËS SË PAAFTËSISË
Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike
Familjet që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara Personat me status të veçantë të invaliditetit
Personat me statusin e të verbrit
PENSIONISTËT
Pensionet e invaliditetit
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri më 31.12.1993.
– Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
– Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri më 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
– Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri më 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
– Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri më 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
– Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarë- sisht kohës kur kanë kaluar si të tilla.