Ish- ministri i Bujqesise Edmond Panariti ka shpjeguar pozicionin e tij lidhur me akuzat e deputetit te PS Brace lidhur me ceshtjen “Balili”. Panaritit shprehet: “Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.”.