Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për ta njohur me vendimin për bllokimin e pasaportës.
Report Tv ka siguruar ftesën e gjykatës dhe pritet që Tahiri të paraqitet përpara kësaj gjykate të premten rreth orës 09:30 i shoqwruar nga avokati Maks Haxhia. Pak ditë më parë gjykata bllokoi Tahirit pasaportën e daljen jashtë vëndit. Pas vendimit, Maks Haxhia, avokati i Tahiri dorëzoi pasaportën pranë Gjykatës së Krimeve.