Një vendim i papritur është bërë publik ditën e sotme për djalin e kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhit.
Ai u përfshi në një skandal, kur i biri, Kevi Bardhi ishte autori i një aksidenti të rëndë, ku u plagos edhe një efektiv policie.
Tashmë mësohet se gjykata e Kurbinit ka vendosur të rinisë hetimet ndaj tij.
Gjykata shfuqizoi vendimin “për pushimin e hetimeve” , duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin të kryejë të tjera hetime mbi ngjarjen e rëndë.
Paraditen e 20 tetorit të vitit 2016, djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot dhe është përplasur me një fugon që po futej në autostradë.
Fugoni ka përplasur më pas një makinë të policisë se Lezhës që ishte parkuar anë rrugës dhe po kryente kontrolle me radar, duke plagosur kështu edhe një efektiv policie.