Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Rama e mashtroi Lulzim Bashën në marrëveshjen e 17 majit.
Pjesë nga deklaratat:
Zheji: Pse nuk shkon Basha ta takojë Ramën?
Ndoka: Për faktin se ftesa e tij është demagogjike. Kur ka një ftesë ka një agjendë. E mashtroi një herë.
Zheji: E ka mashtruar më 17 maj?
Ndoka: Pa dyshim. Opozita nuk kërkon një kandidat që të jetë i propozuar nga opozita, por jo të kemi një kryeprokuror të prodhuar nga Ulsi Manja dhe me dëshirë e thërret zt.Rama në shtëpinë e tij. Ku është ai fshati?
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]