Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka hyre ne prokurorine per Krimet e Renda, ashtu si pritej pak para ores 09:30.
Panorama raporton se ai shoqerohej vetem nga avokati i tij Maks Haxhia. Ai është thirrur për t’u pyetur te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.
Sipas ligjit, thirrja e ish-ministrit të Brendshëm behet brenda 5-ditësh nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se të premten, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda.
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]