Është mbledhur sot komiteti drejtues kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se situata në të cilën ne ndodhemi, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në Drejtësi.
“Kjo mbledhje është jashtë radhë dhe kjo vjen për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Vjen nga arroganca e një kryeministri i cili ka futur mazhorancën të luaj në fushën e krimit, po kërkon të fusë edhe Parlamentin në parajsën kriminale të ndërtuar nga vetë ai.Shqipëria është jo vetëm vend prodhues por edhe eksportimi krimi. Kjo mazhorancë e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në drejtësi,” tha Kryemadhi.
Po ashtu Kryemadhi foli për qëndrimin që LSI do të mbajë ditën e nesërme në seancën ku do të votohet për Prokurorin e Përkohshëm.
Kryamdhi tha se nuk do të lejojnë që Rama të kapër drejtësinë. E vetmja rrugë e jona është të reagojmë me të gjitha mënyrat demokratike. Të gjithë nesër të jemi para Kuvendit në orën 9 për ti treguar këtij kryeministri lolo se koha e tij mbaroj. Ora e tij ka ardhur jo prej opozitës por për shkak të urrejtjes që qytetarët kanë për të.
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]