Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e djeshme në komisariat Sali Lushën. Shoqërimi i tij është bërë i ditur nga djali, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Ai ka shkruar në një status në Instagram, ku bën me dije se babai i tij është ndaluar nga policia, pas protestës së djeshme të opozitë para Parlamentit.
Stresi, e quan si të padrejtë shoqërimin e babait në polici, duke shtuar se nuk do ta ulin kurrë kokën dhe do të jetën në çdo protestë të PD-së. Nuk janë të pakta rastet kur edhe vet Stresi është ndaluar nga policia, ku rasti më i bujshëm është arratisja e tij nga komisariati një vit më parë.
Gjatë protestës së djeshme para parlamentit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve.