Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik droge. 32-vjeçari me inicialet R.B i cili prej vitesh është banor në La Spezia u ndalua në dalje të autostradës së Modenas, teksa udhëtonte me një furgon tip Fiat Ducati.Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte modifikuar furgonin posaçërisht për fshehjen e drogës, e në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike.
Autoritetet italiane gjetën aty thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg që do të arrinte vlerën 2 milionë euro po të shitej në treg. Ndaj shqiptarit është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e aktualisht ndodhet në qëndrën e vuajtjes së dënimit Sant’Anna të Modenas në pritje të procesit gjyqësor.