Ka nisur seanca dëgjimore për tre kandidatët e Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Seanca po zhvillohet tek Avokati i Popullit, ku do të zgjidhet një prej kandidatëve për KLP.
Momentalisht, po pyetet kandidati Alfred Balla, ndërsa do të merren në pyetje dhe dy kandidatët e tjerë, Andi Murataj dhe Entela Hoxha. Zgjedhja e anëtarëve nga shoqëria civile zhbllokoi procesin e ngritjes së KLP.