Mediat spanjolle raportojnë për një organizatë të fuqishme droge me bazë në Galicia të Spanjës, që drejtohej nga një 39-vjeçar shqiptar. Pas një aksioni të policisë spanjolle në pranga kanë rënë 7 anëtarë të bandës si dhe koka e saj 39-vjeçari shqiptar me inicialet V. V.
39-vjeçari përshkruhet si person i “regjur” në botën e krimit dhe është marrë me trafikun e drogës prej shumë vitesh. Bosi shqiptar jetonte prej kohësh në Santiago de Compostela dhe është një të arrestuarit e operacionit të nisur që prej shkurtit të këtij viti.
Banda e 39-vjeçarit bënte trafik lëndësh narkotikësh të cilët i merrte jashtë Spanjës dhe i shiste në Galicia dhe Asturias. Bosi shqiptar kishte 5 persona që ishin nën urdhrat e tij, të cilët gjenin blerësit dhe shisnin drogën.
Ditën e hënë u konfiskua 4 kg kokainë, 1.7 kg heroinë dhe 500 gram lëndë përzierës për drogën, gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete. Gjatë muajit mars dhe shtator kësaj bande i janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe është arrestuar një grua dhe një burrë.