Dashi
Ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit të Hënës në lidhje me Neptunin. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë rritje. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.
Demi
Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos nxitoheni.
Binjakët
Në çështje familjare duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni, më mirë të ndryshoni vendimin.
Gaforrja
Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë bashkëveprimi i Venusit me Saturnin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë ‘fluturohet’. Do të lodheshit shumë!
Luani
Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vëni në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.
Virgjëresha
Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, pos mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë me fushën e dashurisë.
Peshorja
Kundërshtimi i Neptunit i bën disa vendime të vështira, por nuk mundet ta ndryshoni sipas dëshirës pozicionin e tij në qiell. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni. Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.
Akrepi
Hëna i lëshon fije shumëngjyrëshe Venusit mik. Gjallëri dhe komunikim janë fjalët çelës dhe sot do të tërhiqni vëmendjen në ço mjedis. Është e rëndësishme t’u thoni të tjerëve atë që mendoni, por është gjithashtu e vërtetë se në disa raste nuk duhet të thoni gjithçka.
Shigjetari
Hëna bashkëvepron me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
Bricjapi
Me Jupiterin që ju mbron, mund të mbështeteni tek miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt. Jeta e juaj është duke evoluar në drejtime më interesante. Me Neptunin armiqësor, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.
Ujori
Shmangni të kërkoni në vend tjetër atë që mund ta keni në lidhjen tuaj në çift. Shprehni më shumë dhe më mirë dashurinë që ju bashkon me partnerin. Pozicionimi i Plutonit vazhdon të nxisë energjitë krijuese, për njohje dhe suksese të reja.
Peshqit
Hëna do të bëjë që të jeni shënjestruar nga shumë anë dhe për rrjedhojë do të keni luhatje humori. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.