Do të mbahet sot seanca gjyqësore për disa prej protestuesve të opozitës të ndaluar 3 ditë më parë në protestën e mbajtur para parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri nga maxhoranca.
Për këtë arsye deputetët e PD, Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela kanë shkuar në Gjykatën e Tiranës, pranë burgut të Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.
Mes të arrestuarëve është edhe një shkodran, Sokol Vuçeta që sipas policisë është ish- i dënuar më parë.