Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton: Specialistët për Krimet në Drejrorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin :
G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetats i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.
Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për ti marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për vepren penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”.