Këngëtari shqiptar, Rigels Jaku, i njohur pasivisht si Noizy, ka reaguar pas lajmit se shqiptari Florenc Beqiraj, i cili ndodhet në gjendje kome në Marsejë të Francës, ka tentuar vetëvrasjen.
Ishte Ministria e Jashtme, e cila në reagimin e saj ngrinte dyshime të forta për një tentativë vetëvrasjeje, ndërsa këngëtari Noizy shkruan në ‘Instagram’ se në burg nuk lejohet rripi dhe as lidhëse këpucësh për të bërë vetëvrasje.
Nga ana e tij, këngëtari jep një tjetër version për ngjarjen, teksa shkruan se gardianët e burgut e kanë keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çështjen sa më parë.
“Ne burg nuk lejohet rripi dhe as lidhse kepucesh per te ber vetë vrasje, une besoj se gardianet e burgut e kan keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çeshtjen sa më para. Lutuni per Florencin, se vetem lutja ka mbet. FlorencitMosTiaHeqinAparatin”, shkruan Noizy.