Gëzim Beqiraj babai i 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën orët e vona të mbrëmjes së të premtes pasi mjekët francezë i fikën aparaturat që e mbanin në jetë zotohen se do ti shkojë deri në fund hetimit.
I kontaktuar ai rikonfirmoi edhe njëherë se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij.
Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.
“Kam marrë avokat dhe do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj. /shqiptarja.com/