Vdekja e Florenc Beqiraj ne nje spital ne France, vijon të ngjalle reagime te shumta në të gjithe vendin. Pas djegies se flamurit francez ne shenje proteste nga disa te rinj ne Librazhd, pas protestes tek Piramira ne Tirane, sot jane aktivizuar te rinjte ne lagjen “Liria” ne Shkoder. Ne afersi te Ures se Bunes, ata jane mbledhur duke demostruar me foto te Florencit 23- vjecar dhe duke kerkuar drejtesi per te. Sipas gjasave, te gjithe jane bashkemoshatare pse jo, edhe shoke, miq e te njohur te Florencit. 23- vjecari u vra nga mjeket franceze ne nje spital te Marsejes duke i hequr tubat jashte vullnetit te babait te tij, i cili ishte ne France. Tashme ka nisur edhe nje proces gjyqesor, ne fund te te cilit pritet te zbardhet e verteta e vdekjes tragjike te 23- vjecarit shkodran Florenc Beqiraj.