Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot paradite një mbledhje informale konsultuese me anëtarët e saj, pas kërkesave të depozituara dje nga Prokuroria për heqjen e mandatit të dy deputetëve.
Prokuroria kërkon ndërprerje mandati si i prekur nga dekriminalizimi për Aqfi Rakipin dhe Gledion Rehovicën, si dhe doli në konkluzionin se ish-deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi nuk ishin të prekur nga ligji. Po ashtu kishte dalë i pastër edhe kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapri,
Burime nga trupa e KQZ-së thanë për Report TV se në mbledhjen konsultuese u vendos që KQZ të fusë në rend dite të 5 dosjet e zyrtarëve, ndërkohë që nuk ka vendosur se kur do të jetë mbledhja, pasi ka vlerësuar që tu japë disa orë kohë deputetëve të njihen me akuzën e prokurorisë, e cila thotë se Rakipi e Rehovica kanë qenë të dënuar për vjedhje në Itali.