Pas dëmtimit nga rreshjet dhe prurjet e shumta të lumit Kir të tubacioneve të furnizimit me ujë që furnizonin lagjen “Sulejman Drishte” në fshatin Drisht në Postribë, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Shkodër po investon për shtrimin e tubacioneve për furnizimin me ujë për këtë fshat.
Puna vazhdon për sigurimin e shërbimit dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.