Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të 23-vjeçarit Florenc Beqiri, nga morgu i spitalit të Marsejës në Francë.
Kanë qenë të afërm të të riut, ndër ta edhe babai i tij, Gëzim Beqiri, të cilët kanë bërë të mundur marrjen e trupit. Arkivoli, i mbështjellur me flamurin kuqezi, i shoqëruar nga familjarët, do niset tranzit në drejtim të Gjermanisë, ndërsa gjatë ditës së nesërme, pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit.