“Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi, duke saktësuar se nuk është i zhgënjyer nga juria. Në lidhje me incidentin gjatë këngës së tij, kur vetë Redoni e ndërpreu për një problem të orkestrës, ai sqaroi: “I ngeli hatri orkestrës, por nuk vazhdohej dot ashtu. E ndjeva që diçka nuk po ecte që në fillim. E pashë që nuk po ndalonin dhe thashë vetë ndal, nuk kisha çfarë të bëja. U futën disa elementë përpara kohe dhe duhej që dikush ta ndalonte këngën, jo unë. Po të vazhdonte ashtu kënga, do të bëhej lëmsh i madh dhe do të bëhesha qesharak”.