Drejtoria Vendore e Policise Lushnje njofton: Në datën 24.07.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, në banesën e shtetasit K.P., 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh, ka shpërthyer një bombol gazi. Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P., shtetasja A.D., 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar.